Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është duke vazhduar procesi i rinumërimit të mbi 1400 vendvotimeve, kjo me vendim të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Ndërsa në QNR deri më tani janë rinumëruar mbi 1000 vendvotime apo afër 80% të tilla.
Por nga mbi 1000 vendvotime të rinumëruara nuk ka ndonjë ndryshim të madh si dhe Nisma Socialdemokrate ende vazhdon të qëndrojë stabile mbi parg me rreth 30 vota.
Me kaq vota mbi prag sa ka Nisma, kishte filluar rinumërimi i votave.
Në bazë të këtij trendi nuk pritet ndonjë ndryshim deri në rinumërimin edhe të 400 vendvotimeve.