Në QNR është duke u punuar intensivisht për rinumërimin e 530 vendvotimeve, për shkak se kanë evidentuar gabime teknike në fletëvotimet, se sa vendvotime janë numëruar deri më tani, ka folur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi për Ekonomia Online ka treguar se deri në orën 16:00 janë rinumëruar 430 vendvotime nga 530 sa kishte marrë vendim Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.

“Deri në orën 16 të ditës së martë janë rinumëruar 430 vendvotime apo 81.29% e 530 vendvotimeve për të cilat ka vendosur KQZ-ja që të rinumërohen”.

KQZ kishte marrë vendim ditë më parë  për rinumërim të 530 vendvotimeve.