Rikthehet dielli, temperaturat maksimale deri në 21 gradë Celsius

Instituti hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar motin për sot, 9 shtator.

Sipas IHMK-së sot moti do të përmirësohet dukshëm.

Pas këtyre reshjeve të shiut moti do të përmirësohet dukshëm. Vranësirat do të ç’vendosen drejt lindjes për tu zëvendësuar me rreze dielli.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.