Rikthehen temperaturat e larta, parashikimi i motit për sot

07.07.2024

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Rrezik i mundshëm i dehidrimit dhe goditjes nga nxehtësia nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore.

Rikthehen temperaturat e larta, parashikimi i motit për sot Foto: Ilustrim

Gradualisht pritet të kemi shtrirjen e pluhurit saharian.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 6-27 km/h.Temperaturat minimale do të lëvizin prej 15 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 31 deri në 35°C.