As cikloni dhe as fronti i ftohtë nuk sollën reshjet e paralajmëruara për sot në Kosovë, megjithatë disa vise përfituan rrebeshe afatshkurtra shiu.

Sidoqoftë, vala e fuqishme afrikane u ndërpre sot dhe më në fund morëm frymë shumë më lirshëm. I nxehti pritet të kthehet përsëri nga nesër në mënyrë graduale.

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Temperaturat maksimale pritet të luhaten nga 28 deri në 358 gradë Celsius.

Gjasa për reshje nuk do të ketë më për shkak të ardhjes së anticiklonit të thatë.

Nga e diela me diell dhe shumë nxehtë. Temperaturat pritet të shënojnë rritje dhe ato maksimalet pritet të arrijnë deri në 36 në Kosovë dhe ndonjë gradë më lartë në viset mesdhetare të territoreve tona.