07.10.2019, 8:56

Rezultatet para përfundimit, ja sa vota është Vetëvendosja para LDK-së, ku renditen partitë e tjera

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke bërë publikimin e numërimit të votave.

Në bazë të dhënave të publikuara në faqen e KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 197.966 vota ose 25,79%.

E dyta është LDK 192.300 ose përkthyer në përqindje 25,05%.

Partia Demokratike e Kosovës është e treta dhe ka marrë 162.342 apo 21.15% të votave.

Kurse, koalicioni AAK-PSD, ka marrë 89.287 vota ose 11,63%.

Koalicioni Nisma socialdemokrate dhe Aleanca Kosova e Re ka marrë 37.786 vota ose 4,92 për qind.

Ndërsa, lista serbe ka marrë 47.633 vota ose 6,21 për qind.

Numërimi i fletëvotimeve në vendvotime është përmbyllur mbrëmë, por vetëm procesimi i të dhënave nuk është bërë akoma për 4% të vendvotimeve.

LEXO EDHE:  Kurti: Ose Vetëvendosje në Qeveri dhe unë Kryeministër i ri, ose zgjedhje të parakohshme

Kështu ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka shtuar se këto janë rezultate preliminare, por do të bëjnë përpjekje që sa më shpejt t’i shfaqin të dhënat nga të gjitha vendvotimet.

Rezultatet preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.