Rexhep Selimi i akuzuar nga Specialja, sot niset për në Hagë

05.11.2020

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, tash shef i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje sot do të udhëtojë për në Hagë, pasi që mbrëmë iu është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale. Këtë lajm e bëri të ditur vet Selimi ku përmes një postmi në facebook tha “Të nderuar miq, bashkëluftëtarë, qytetarë e bashkëkombas […]

Rexhep Selimi i akuzuar nga Specialja, sot niset për në Hagë Foto: Ilustrim

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, tash shef i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje sot do të udhëtojë për në Hagë, pasi që mbrëmë iu është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale.

Këtë lajm e bëri të ditur vet Selimi ku përmes një postmi në facebook tha “Të nderuar miq, bashkëluftëtarë, qytetarë e bashkëkombas të mi! Sonte në orët e mbrëmjes jam njoftuar nga Dhomat e Specializuara se ka një aktakuzë të konfirmuar për mua”.

Selimi gjithashtu tha se do të përballet më këtë sfidë që iu është bërë UÇK-së.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar miq, bashkëluftëtarë, qytetarë e bashkëkombas të mi! Sonte në orët e mbrëmjes jam njoftuar nga Dhomat e Specializuara se ka një aktakuzë të konfirmuar për mua.

Prandaj, po e ndjej për obligim t’ju njoftoj se nesër do të udhëtoj për Hagë (Holandë) që të përballem me këtë sfidë që i është vënë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, para së gjithash.

Unë po shkoj me kokën lart dhe kurdo që kthehem do kthehem po ashtu me kokën lart sepse isha, jam dhe do të jem ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të cilën jam i gatshëm të jap gjithçka nga vetja ime.

Ideali i asaj ushtrie të lavdishme është mbi mua, mbi këdo, mbi gjithçka. Mirë u takofshim në fitoren e Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës!Kam ditur e do të di gjithmonë ta mbroj lirinë e popullit, shtetin e Kosovës dhe UÇK-në e lavdishme