Ditë më parë është raportuar se Lëvizja Vetëvendosje e ka propozuar Rexhep Qosjan si kandidat konsensual për president.
Por një gjë të tillë e ka demantuar Lëvizja Vetëvendosje pasi që nuk kanë propozuar apo mbështetur ndonjë emër të caktuar për president.
Këtë reagim e ka bërë Drejtuesi i Sekretariatit për Media dhe Komunik në LVV, Erzen Vraniqi i cili përmes një postimi në Facebook ka shkruar se një lajm i tillë është dezinformatë, e se as Albin Kurti e as VV-ja si parti nuk kanë propozuar apo mbështetuar ndonjë emër të caktuar për president.
Vraniqi tha se arsyeja pse ne nuk e kemi propozuar asnjë emër për president është se tash duhet të krijojmë qeverinë e jo të gjejmë presidentin.
“Mjaft me dezinformata!
As Albin Kurti, dhe as Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk e ka propozuar, preferuar, mbështetur apo kundërshtuar asnjë emër të caktuar për president. Ne nuk e kemi bërë fare këtë diskutim në strukturat tona, sepse tash duhet të krijojmë qeverinë e jo të gjejmë presidentin. Qëndrimi ynë, ashtu si dhe qëndrimi i figurave të LDK gjatë fushatës zgjedhore, është se presidenti duhet të diskutohet kur t’i vijë koha”, ka shkruar ai.