Reshjet e vazhdueshme të shiut, përkeqësohet gjendja në disa komuna

20.11.2022

Situata me reshjet në zonën e Dukagjinit është përkeqësuar, pasi që vërshimet tashmë kanë përfshirë disa qytete në këtë pjesë. Në qytetin e Pejës situata aktualisht është shumë më e rëndë ku tashmë sasia e ujit ka përfshirë shumë lagje. Niveli i ujit në Lumbardh është rritur shumë dhe i njëjti rrezikon të dal nga […]

Situata me reshjet në zonën e Dukagjinit është përkeqësuar, pasi që vërshimet tashmë kanë përfshirë disa qytete në këtë pjesë.

Në qytetin e Pejës situata aktualisht është shumë më e rëndë ku tashmë sasia e ujit ka përfshirë shumë lagje. Niveli i ujit në Lumbardh është rritur shumë dhe i njëjti rrezikon të dal nga shtrati.

Situatë e ngjashme është raportuar edhe në Istog, ku shumë rrugë janë vërshuar nga reshjet e shiut që kanë nisur qysh nga dita e djeshme.

Edhe komuna e Malishevës është prekur nga reshjet e shiut dhe erërat e fuqishme të cilat kanë shkaktuar probleme.

Sipas një njoftimi nga kjo komunë, thuhet se erërat e fuqishme gjatë natës së mbrëmshme dhe shiu i pandërprerë, kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, kryesisht dëme në kulme të objekteve.

Situatë e rënduar me vërshime si pasojë e reshjeve të shiut është paraqitur edhe në komunën e Deçanit, ku disa familje kanë kërkuar ndihmë pasi që uji ka depërtuar në shtëpitë e tyre.