Reshitaj: S’mund të lejoja që zgjedhja e presidentit të varej nga Lista Serbe

03.04.2021

Me tu mbyllur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, ku pritej të votohej presidenti i ri i Kosovës, disa deputetë janë deklaruar para mediave. Surpriza e kësaj seance ka qenë pjesëmarrja në kuvend e deputetës së AAK-së, Albena Reshitaj, raporton SuharekaOnline. Ajo para mediave ka treguar disa nga aryset se përse ka vendosur të […]

Reshitaj: S’mund të lejoja që zgjedhja e presidentit të varej nga Lista Serbe Foto: Ilustrim

Me tu mbyllur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, ku pritej të votohej presidenti i ri i Kosovës, disa deputetë janë deklaruar para mediave.

Surpriza e kësaj seance ka qenë pjesëmarrja në kuvend e deputetës së AAK-së, Albena Reshitaj, raporton SuharekaOnline.

Ajo para mediave ka treguar disa nga aryset se përse ka vendosur të marr pjesë në këtë seancë, veprim ky ndryshe nga grupi i saj parlamentar, AAK.

Reshitaj tha se nuk ka dëshiruar që çështja e presidentit të mbetët në dorën e listës serbe dhe se që nuk dëshiron që vendi të shkojë përsëri në zgjedhje.

“Nuk kam mundur të lejojë që e ardhmja e funksionalizimit të institucioneve të vendit tonë, respektivisht funksionalizimit të institucionit më kredibil të vendit, presidentit me u varë nga Lista Serbe e cila siç e dimë të gjithë është e direktuar direkt nga politikat e gabuara të Vuçiqit nga Beogradi”, tha Reshitaj.

“Ju e dini që ne tashmë jemi në një fazë jashtëzakonisht të keqe të pandemisë ku nga pothuajse një mijë vetë në ditë njerëz të infektuar dhe kemi rekord të vdekjeve të pacientëve nga ky virus. Është më  pakta që qytetarëve u duhet të shkojnë në zgjedhje” ka shtuar ajo.

Albena Reshitaj ndër tjerash tha se ajo nuk është larguar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.