Remzi Shala mbetët në paraburgim, refuzohet kërkesa e avokatit!

Remzi Shala, i cili gjatë luftës mbajti nofkën “Molla e Kuqe”, në dhjetor kishte pranuar ftesë që më 17 janar të intervistohet në Hagë nga ana e prokurorëve të Gjykatës Speciale, është arrestuar më 24 maj rreth orës 08:00 në shtëpinë e tij në Shirokë.

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, i ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 1 muaji një të dyshuari për krime lufte në Kosovë.

Avokati i tij, Natal Bullakaj, e konfirmoi se lidhur me këtë aktvendim për caktimin e paraburgimit janë duke pritur vendimin e Gjykatës së Apelit në Prishtinë, rreth vendosjes meritore apo jo të ankesës.

Por Gjykata e Apelit, e ka refuzuar si të pa bazuar, ankesën e avokatit të të pandehurit Remzi Shalës, kundër vendimit mbi caktimin e paraburgimit prej një muaji.

Aktvendimi i datës  24 maj, i nxjerrë nga Gjykata Themelore në Prizren, sipas të cilit kjo masë do t’i zgjasë deri më 23 qershor 2019, mbetet në fuqi.

I pandehuri, Remzi Shala po dyshohet se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Gjykata e Apelit, ashtu sikurse gjykata e shkalles së parë, vlerëson se ka bazë të mjaftueshme ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij,  në përputhje më dispozitat e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, ngase ekziston rreziku se  mund të ik, apo arratiset për t’iu shmangur përgjegjësisë penale.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.