Remzi Bytyqi: Mësimi ka filluar në të gjitha shkollat e Suharekës

Pas tri javëve të grevës sot në të gjitha shkollat në Komunën e Suharekës ka filluar procesi mësimor.

I kontaktuar nga redaksia Drejtori i Arsimit në Komunën e Suharekës, z.Remzi Bytyqi ka konfirmuar se procesi mësimor ka filluar siç edhe ishte paraparë në të gjitha shkollat e komunës sonë.

Ndërsa lidhur me atë se nëse orët e humbura do të zëvendësohen, Bytyqi tha se jemi në pritje të vendimit nga Minsitria e Arsimit, edhe pse sipas tij beson që orët do të duhej të zëvendësoheshin.

Të njëjtën e ka konfirmuar edhe Drejtori i SHMT “Skënder Luarasi”, z.Hamdi Bytyqi. Mësimi ka filluar sipas planprogramit dhe me kohë të duhur. Për zëvendësimin e orëve ende nuk kemi marrë ndonjë vendim, por megjithatë pa tjetër që do të zëvendësohen, ka qenë përgjigjia e z.Bytyqi.

Greva u ndërpre pasi Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës arriti një marrëveshje me udhëheqësit e koalicionit qeverisës.

Kjo sindikatë ishte futur në grevë me kërkesën që koeficienti për mësimdhënësit në ligjin për pagat të rritet për 30 përqind, ndonëse pas marrëveshjes kjo rritje është bërë vetëm për 20 përqind.

RAPORTO