Rekordi i dekadës, mbi 100 milionë € fitimi i bankave kosovare për 10 muaj

03.12.2021

Bankat komerciale në vendin tonë kanë arritur deri në miliona euro fitime. E si duket për bankat kosovare do të jetë ky vit ku do të arrijnë fitimet më të lartë gjatë dy dekadave të fundit. Ndonëse që kur u paraqiten rastet e para të infektimeve me COVID-19 shumë biznese po i vujanë pasojat e […]

Rekordi i dekadës, mbi 100 milionë € fitimi i bankave kosovare për 10 muaj Foto: Ilustrim

Bankat komerciale në vendin tonë kanë arritur deri në miliona euro fitime.

E si duket për bankat kosovare do të jetë ky vit ku do të arrijnë fitimet më të lartë gjatë dy dekadave të fundit.

Ndonëse që kur u paraqiten rastet e para të infektimeve me COVID-19 shumë biznese po i vujanë pasojat e kësaj pandemia, për sektorin financiar po ndodhë e kundërta, ku edhe hyjnë bankat komerciale, institucionet mikrofinanciare, kompanitë e sigurimeve dhe fondet pensionale.

Fitimi i bankave kosovare dëshmohet edhe nga raportet e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), ku sipas raportit të fundit (tetor 2021), fitimi neto i bankave komerciale në vendin tonë ka arritur deri në 100.1 milionë euro.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, në kreditë bankare norma efektive e interesit është deri në 6 për qind (%), e 1.2 për qind (%) është norma mesatare e interesit në depozita.

3 mijë e 506 persona janë të punësuar në bankat komerciale në Republikën e Kosovës, ndërsa 11 banka komerciale që gjithsej operojnë në vendin tonë, prej tyre 9 të tilla janë me kapital të huaj kurse dy të tjera me kapital vendor.

Ndryshe, edhe kompanitë e sigurimeve kanë rritur fitimet e pastra përgjatë këtij viti, ku në periudhën janar – shtator kanë raportuar 5.9 milionë euro fitime të pastra, ndërsa gjatë vitit të kaluar kishin 1 milionë euro fitime më pak.