Rekord i zi, 4 të vdekur dhe 2,110 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

18.08.2021

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 10.258 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 2.110 raste pozitive. lajm në zhvillim 20 […]

Rekord i zi, 4 të vdekur dhe 2,110 raste të reja me COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 10.258 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 2.110 raste pozitive.

lajm në zhvillim

20 mijë e 358 qytetarë vaksinohen kundër COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

15:33 Në raportin 24 orësh, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se brenda kësaj periudhe kohore në vendin tonë janë vaksinuar 20,358 qytetarë.

Po ashtu nga kjo ministri është bërë e ditur se deri tani me dozën e parë janë vaksinuar 406.739 qytetarë.

Ndërsa sa i përket vaksinimit me dy dozat, bëhet e ditur se deri tani 215.329 qytetarë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.

Ndërsa numri total i dozave të administruara është 622.068.

Suharekë, konfirmohen 15 raste të COVID-19 te personat nën 18 vjet, 1 rast te një fëmijë nën 9 vjet

15:27 Prej 113 rasteve të reja me COVID-19 në Suharekë, 68 prej tyre janë femra dhe 45 meshkuj.

Sipas grupmoshave rastet pozitive me Sars-CoV-2 në Suharekë janë: 3 nga 80-++ vjeç, 7 nga 70-79 vjeç, 9 nga 60-69 vjeç, 16 nga 50-59 vjeç, 18 nga 40-49 vjeç, 13 nga 30-39 vjeç, 32 nga 20-29 vjeç, 14 nga 10-19 vjeç, 1 nga 0-9 vjeç.

15:16 Të infektuarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë  375, Gjilan  168, Gjakovë  166, Podujevë  130, Suharekë  113, Ferizaj  107, Prizren  102, Klinë  97, Mitrovicë  90, Lipjan  90, Pejë  84, Istog  76, Kaçanik  66, Fushë Kosovë  64, Rahovec  60, Gllogoc  51, Malishevë  47, Deçan  45, Vushtrri  44, Viti  43, Kamenicë  26, Junik  14, Obiliq  12, Hani i Elezit  10, Skenderaj  9, Shtime  8, Graçanicë  7, Dragash  5, Shtërpcë  1.

Të shëruarit janë nga këto komuna: Gjilan  36, Ferizaj  23, Pejë  14, Prizren  10, Prishtinë  10, Mitrovicë  9, Obiliq  8, Kaçanik  5, Viti  5, Deçan  3, Rahovec  1, Suharekë  1, Klinë  1, Istog  1, Shtime  1, Zubin Potok  1, Fushë Kosovë  1.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar katër raste të vdekjes nga ky virus.

Sot janë shëruar 130 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.408.

Në total numri i rasteve aktive është 12.159.