Rekord i zi, 3 mijë e 206 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

22.01.2022

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. 15:36 Suharekë, 12 fëmijë të moshës nga 10-19 vjeç të infektuar nga COVID-19. Të infektuarit nga COVID-19 në Suharekë janë të këtyre moshave: 2 nga 70-79 vjeç, 1 nga 60-69 vjeç, 6 nga 50-59 vjeç, 6 nga 40-49 vjeç, 2 nga 30-39 vjeç, […]

Rekord i zi, 3 mijë e 206 raste të reja me COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

15:36 Suharekë, 12 fëmijë të moshës nga 10-19 vjeç të infektuar nga COVID-19.

Të infektuarit nga COVID-19 në Suharekë janë të këtyre moshave: 2 nga 70-79 vjeç, 1 nga 60-69 vjeç, 6 nga 50-59 vjeç, 6 nga 40-49 vjeç, 2 nga 30-39 vjeç, 4 nga 20-29 vjeç, 12 nga 10-19 vjeç dhe 1 nga 00-09 vjeç.

15:34 6 qytetarë nga Komuna e Suharekës u shëruan nga COVID-19 në 24 orët e fundit.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë  176, Ferizaj  35, Mitrovicë  32, Gjilan  23, Pejë  17, Prizren  14, Deçan  12, Vushtrri  12, Viti  6, Suharekë  6, Klinë  5, Skenderaj  5, Lipjan  4, Gllogoc  4, Malishevë  2, Istog  2, Zubin Potok  1, Kamenicë  1.

15:29 Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 3,206 raste pozitive, prej tyre 34 raste në Komunën e Suharekës.

Rastet pozitive me COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë  1,062, Pejë  308, Mitrovicë  255, Gjakovë  211, Gjilan  195, Vushtrri  157, Fushë Kosovë  140, Ferizaj  121, Viti  104, Prizren  88, Podujevë  78, Lipjan  78, Obiliq  48, Gllogoc  47, Deçan  45, Kamenicë  42, Suharekë  34, Skenderaj  33, Shtime  28, Rahovec  24, Malishevë  21, Istog  18, Junik  18, Klinë  14, Dragash  9, Graçanicë  7, Kaçanik  7, Hani i Elezit  6, Novobërdë  3, Kllokot  2, Shtërpcë  1, Ranillug  1, Zubin Potok  1.

Sot janë shëruar 357 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 160.247.

Në total numri i rasteve aktive është 15.247.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.620 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.742.039 doza të vaksinës.

Deri më sot 800.754 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforëcuese dhe 7.866 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.