Rekord i zi, 16 të vdekur nga COVID-19 brenda 24 ore në Kosovë

Rekord i zi është shënuar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, ku sipas rezultateve nga IKSHPK-ja, 16 qytetarë kanë humbur jetën.

Numri i të vdekurve nga COVID-19 deri më tani ka arritur në 212 gjithsejtë, ndërkaq raste pozitive sot janë konfirmuar 258.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 480 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 258 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 8.104 raste nga 36.050 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 212 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 196 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.463 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.429”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.