Regjioni i Prizrenit gjatë 2021’s ka grumbulluar 118.323 ton mbeturina, renditet i dyti në Kosovë

17.11.2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon rezultatet e Anketës së Mbeturinave të Trajtuara(AMT) për vitin referues 2021, si anketë e rregullt vjetore. Qëllimi i këtij hulumtimi është që të sigurohen të dhëna të qëndrueshme statistikore për sektorin e mbeturinave në Kosovë. Rezultatet e paraqitura në këtë publikim ofrojnë burim të rëndësishëm statistikor të gjendjes […]

Regjioni i Prizrenit gjatë 2021’s ka grumbulluar 118.323 ton mbeturina, renditet i dyti në Kosovë Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon rezultatet e Anketës së Mbeturinave të Trajtuara
(AMT) për vitin referues 2021, si anketë e rregullt vjetore. Qëllimi i këtij hulumtimi është që të sigurohen të dhëna të qëndrueshme statistikore për sektorin e mbeturinave në Kosovë.

Rezultatet e paraqitura në këtë publikim ofrojnë burim të rëndësishëm statistikor të gjendjes aktuale të
këtij sektori.

Metodologjia e përdorur për realizimin e anketës së lartpërmendur është në përputhje me
Ligjin për Mbeturinat në Kosovë (Nr. 02/L-30 dhe Nr.04/L-60), si dhe me rregulloret dhe rekomandimet e BE-së.

Trajtimi i mbeturinave – Nënkupton procesin fizik, kimik, biologjik, termal, duke përfshi edhe ndarjen e
mbeturinave në lloje, me qëllim të pakësimit të vëllimit dhe karakteristikave të dëmshme të mbeturinave,
si dhe lehtësimin për manipulim me mbeturina ose riciklimin e tyre.

Riciklimi – Çdo operim me qëllim të përpunimit nga i cili materialet mbeturinë janë rikthyer në produkte,
materiale, substanca qoftë si origjinale apo për qëllime tjera. Kjo përfshinë rikthimin e materialeve
organike por nuk përfshinë përfitimin e energjisë dhe ripërpunimin në
materiale që përdoren si karburante apo për operimet e mbulimit të mbeturinave.

Impiant – Objekti me pajisje të dedikuara për kryerjen e procesit të caktuar.

Deponi – Vendi i caktuar dhe rregulluar për mbeturina, ku do të vendosen mbeturinat nën apo mbi
sipërfaqe të tokës. Mbeturinat medicinale Mbeturina të cilat krijohen gjatë kryerjes së shërbimeve medicinale.

Sterilizim– Asgjësim i plotë i të gjitha mikroorganizmave dhe sporeve përkatëse në produktet
ushqimore, përgatesat farmaceutike, instrumentet kirurgjike, materialet lidhëse etj. Sterilizimi
përgjithësisht kryhet me mjete fizike, prej të cilave më shpesh përdoret nxehtësia (#120°C).
Realizohet me anë të ujit të vëluar, përpunimit me avuj uji nën trysni në autoklavë, me ajër të thatë në
dollapë tharës (termostat) etj. Mjete të tjera fizike janë rrezet ultravjollcë, infra të kuqe, filtrimi sterilizues etj.

Në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës që ka siguruar SuharekaOnline për vitin 2021 rezulton se Regjioni i Prizrenit renditet i dyti në list për mbeturinat e grumbulluara në deponitë e licencuara, me gjithsej 118.323 ton mbeturina apo 24%.

Ndërsa, i pari në list renditet Regjioni i Prishtinës me 167.371 ton mbeturina apo 35%.