Refuzohet kërkesa për pezullimin e pensioneve të veteranëve

  • 01.04.2019, 11:27

Refuzohet kërkesa e Prokurorit Special, për lëshimin e masës së përkohshme për sigurimin e kërkesës pasurore juridike, me të cilën ka kërkuar që Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale e Republikës së Kosovës, të pezullojë pagesën e pensioneve 19.500 veteranë të luftës.

Me datën 07.12.2018, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë nën shenjën PPS.nr.12/2018, kundër të pandehurve: Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demalijaj, Çelë Gashi, Shukri Buja, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj, për shkak të veprës në bashkëkryerje, keqpërdorimi i pozitës apo autoritet zyrtar.

Arbresh.info ka siguruar vendimin e Gjykatës, përmes të cilit është refuzuar kërkesa e Prokurorisë Speciale për pezullimin e pensioneve për 19 mijë e 500 veteranë.


Të tjera