Sot është mbajtur mbledhja e radhës nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ku edhe u rezuuan votat e vonuara nga diaspora.
Këtë veprim PZAP e kishte cekur edhe më heret, ku kishte thënë se nëse votat nuk arrinë deri më 5 tetor, atëherë ato vota do të refuzohen nga ky institucion.
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa këto vota të refuzuara i ka vlerësuar si të arritura me vonesë në Kosovë përmes postës pas afatit ligjor e lartëpërmendur.
“PZAP në seancën e mbajtur me datë 19.10.2019, ka shqyrtuar ankesat: Anr.375/2019 të paraqitur nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me datë 17.10.2019 dhe 376/2019 të paraqitur nga Organizata GERMIN me datë 18.10.2019, me të cilat është kërkuar që të pranohen nga KQZ 4,639 fletëvotimeve të votuesve jashtë Kosovës dhe ka marrë vendim për te hedhur si te palejuara apelet e lartë theksuara”, transmeton klankosova.