Refuzohen mbi 6 mijë vota të diasporës

21.02.2021

Organizata GERMIN, përmes vëzhguesve të akredituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është duke vëzhguar procesin e verifikimit të pakove me fletëvotime nga jashtë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Nga kjo organizatë kanë bërë të ditur se deri sot në mesditë, 21 mijë e 212 votues janë verifikuar, 6 mijë e 401 votues të […]

Refuzohen mbi 6 mijë vota të diasporës

Organizata GERMIN, përmes vëzhguesve të akredituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është duke vëzhguar procesin e verifikimit të pakove me fletëvotime nga jashtë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Nga kjo organizatë kanë bërë të ditur se deri sot në mesditë, 21 mijë e 212 votues janë verifikuar, 6 mijë e 401 votues të refuzuar dhe 14 mijë e 811 të aprovuar.

LEXO EDHE:  Mbi 21 mijë kosovarë nga diaspora u regjistruan për të votuar

2 mijë e 805 votues janë refuzuar për shkak se nuk ekzistojnë në periudhën e aplikimit, 2 mijë e 76 votues janë refuzuar në periudhën e aplikimit.

Ndërsa 877 janë të pa identifikueshëm, 333 që kanë dërguar fletëvotime 2 herë dhe 310 që kanë dërguar dokumente jo valide.

Etiketat