Refuzohen mbi 1600 zarfe me vota nga diaspora

18.02.2021

Organizata GERMIN, përmes vëzhguesve të akredituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është duke vëzhguar procesin e verifikimit të pakove me fletëvotime nga jashtë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Në njoftimin e bërë dje nga kjo organizatë thuhet se deri më datën 16 shkurt, KQZ  ka verifikuar 1 mijë e 490 fletëvotime, ku 1,110 […]

Refuzohen mbi 1600 zarfe me vota nga diaspora Foto: Ilustrim

Organizata GERMIN, përmes vëzhguesve të akredituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është duke vëzhguar procesin e verifikimit të pakove me fletëvotime nga jashtë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Në njoftimin e bërë dje nga kjo organizatë thuhet se deri më datën 16 shkurt, KQZ  ka verifikuar 1 mijë e 490 fletëvotime, ku 1,110 i ka aprovuar kurse 380 i ka refuzuar,

Po ashtu edhe sot kjo organizatë ka bërë një njoftim, ku ka bërë të ditur se deri mbrëmë janë verifikuar 5778 zarfe, ku prej tyre janë aprovuar 4146, ndërsa janë refuzuar 1632.

Prej tyre 37 votues kanë votuar nga dy herë.

Ndërsa 787 të tjerë nuk kanë ekzistuar në periudhën e aplikimit. E 440 votues nga diaspora sipas këtyre të dhënave ishin refuzuar në këtë periudhë.

Theksojmë se deri më datën 12 shkurt, KQZ ka pranuar 43,447 pako me fletëvotime nga diaspora.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mbajtur ditën e diel, ndërkohë KQZ ka bërë numërimin e votave të rregullt, kurse brenda pak ditësh fillon numërimi i votave nga diaspora dhe atyre me kusht.