Reciprociteti i targave, policia thotë se vendimi po zbatohet pa ndonjë vështirësi

26.09.2021

Përmes një komunikate për media përveç që ka bërë të ditur se një gjë e tillë po bëhet pa ndonjë vështirësi, ka publikuar edhe disa fotografi ku shihen punonjësit doganorë duke i larguar targat e Serbisë dhe duke i vendosur targat e përkohshme të Republikës së Kosovës. Komunikata e plotë e Policisë së Kosovës: Policia […]

Reciprociteti i targave, policia thotë se vendimi po zbatohet pa ndonjë vështirësi Foto: Ilustrim

Përmes një komunikate për media përveç që ka bërë të ditur se një gjë e tillë po bëhet pa ndonjë vështirësi, ka publikuar edhe disa fotografi ku shihen punonjësit doganorë duke i larguar targat e Serbisë dhe duke i vendosur targat e përkohshme të Republikës së Kosovës.

Komunikata e plotë e Policisë së Kosovës:

Policia e Kosovës bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj është duke vazhduar ndërmarrjen e veprimeve policore në nivel vendi, me qëllim të zbatimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë konkretisht targave të automjeteve. Vendimi i institucioneve të RKS-së, po zbatohet duke iu mundësuar qytetarëve pajisjen me targa dhe mundësimin e qarkullimit tyre pa vështirësi.