Realizohen kërkesat e studentëve, mësimi në Universitete fillon në mënyrë fizike

04.02.2021

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’ ka njoftuar se janë realizuar kërkesat nga konferenca parlamenteve studentore. Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës përmes një postimi në facebook kanë njoftuar se mësimi ka filluar në mënyrë fizike. Gjithashtu ata kanë bërë të ditur se të gjithë studentët e nivelit Bachelor janë liruar nga pagesa, […]

Realizohen kërkesat e studentëve, mësimi në Universitete fillon në mënyrë fizike Foto: Ilustrim

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’ ka njoftuar se janë realizuar kërkesat nga konferenca parlamenteve studentore.

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës përmes një postimi në facebook kanë njoftuar se mësimi ka filluar në mënyrë fizike.

Gjithashtu ata kanë bërë të ditur se të gjithë studentët e nivelit Bachelor janë liruar nga pagesa, studentët e nivelit master dhe doktoraturës 50% janë liruar nga pagesa, shkruan SuharekaOnline.

Tutje është bërë e ditur se studentët e vitit të parë që vijnë nga Lugina e Preshevës janë liruar nga pagesa e semestrit të parë.

Njoftimi i plotë:

REALIZOHEN KËRKESAT E KONFERENCËS SË PARLAMENTEVE STUDENTORE

Pas kërkesave të shtruara nga Konferenca e Parlamenteve Studentore, në takimin e së premtes (29.01.2021) me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, të gjitha kërkesat janë realizuar.

Mësimi në semestrin e dytë (2020/21) do të zhvillohet fizikisht

Do të hapen bibliotekat

Lirohen nga pagesa të gjithë studentët e nivelit Bachelor (0 euro)

Lirohen 50% nga pagesa të gjithë studentët e nivelit Master

Lirohen 50% nga pagesa të gjithë studentët e nivelit të Doktoraturës

Studentët nga Lugina e Preshevës përfitojnë nga bursat e MASh Studentët nga Lugina e Preshevës nuk paguajnë pagesën e semestrit në vitin e parë të studimeve

Projekti “FUNZONE” do të bëhet në 14 fakultetet e Universitetit të Prishtinës

50,000 euro për Bibliotekën Elektronike

200,000 euro për mobilitetet e studentëve ndërmjet universiteteve shqiptare në rajon

Vendimet zyrtare nga MASh dhe Qeveria e Republikës së Kosovës publikohen ditëve në vijim.

Ky është vetëm fillimi i punës për 2021 nga Konferenca e Parlamenteve Studentore.