Reagon Sindikata e Infermierëve: Është ofenduese që infermierët të marrin 150 euro

29.10.2020

Sindikata e infermierëve të Kosovës, ka reaguar ndaj Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë të cilët sot kanë arritur një marrëveshje me Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës, për kryerjen e pagesave shtesë për punëtorët shëndetësorë. Sipas tyre kjo marrëveshje e Qeverisë është nënvlerësim i punës së tyre dhe ndjehen të diskriminuar. “Sindikata […]

Reagon Sindikata e Infermierëve: Është ofenduese që infermierët të marrin 150 euro Foto: Ilustrim

Sindikata e infermierëve të Kosovës, ka reaguar ndaj Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë të cilët sot kanë arritur një marrëveshje me Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës, për kryerjen e pagesave shtesë për punëtorët shëndetësorë.

Sipas tyre kjo marrëveshje e Qeverisë është nënvlerësim i punës së tyre dhe ndjehen të diskriminuar.

“Sindikata e Infermierëve të Kosovës ndihet e indinjuar me vendimin e sotëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me diskriminimin që i’u është bërë infermierëve në shtesat bazuar në Ligjin antiCOVID.

Duke mos dashur që të nënvlerësojmë punën e mjekut i cili në bazë të marrëveshjes përfiton 250€ në muaj, 150€ për infermierin duke e ditur punën, angazhimin dhe sakrificën e infermierit në raport me pacientin, kujdesin kontinual 24h për pacientin, dhënien e shërbimeve në çdo kohë, ne si Sindikatë e konsiderojmë diskriminuese si dhe mosvlerësim të profesionit, punës dhe angazhimit të infermierit” thuhet në reagim.

Tutje, Sindikata e Infermierëve i bënë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë që të rishqyrtojnë urgjentisht marrëveshjen me akterët e involvuar pasi kjo marrëveshje është ofenduese për komunitetin infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor e cila tregon vlerësim joreal të punës së infermierit në periudhën në të cilën po kalon vendi ynë.

Kujtojmë se sot Qeveria e Kosovës ka arritur marrëveshje me e Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës, për kryerjen e pagesave shtesë për të gjithë punëtorët shëndetësorë.