Reagon OVL e UÇK-së, po na përcjellin persona të panjohur!

Organizatat e dalura nga lufta e UÇK-së reagojnë në lidhje me percjelljet, vezhgimi që po iu bëhet përfaqësuesve të Organizatave të Luftës së UÇK-së, nga individ të panjohur.

Për luftën e pastër që ka zhvilluar Ushtria Çlirimtare e Kosovës tashmë dihet.

Ne asnjëherë nuk jemi fshehur, dhe as tash nuk do të fshihemi, janë të tjerë ata që duhet të fshihen sepse një ditë do t’i mallkoj historia.

Ne kemi dalur faqebardh në luftë, jemi faqebardhë në paqe, e ato çfarë duhet i kemi deklaruar. Ne,do të qendrojmë të pa lëkundur në kauzen tonë për të zbardhur të vërtetën për luftën e UÇK-së.Prandaj mos na percjellni, thuhet në reagimin e OVL-së.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.