Reagon kryetari i Autoritetit të Konkurrencës për ngritjen e çmimit të vajit në Kosovë

12.05.2021

Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës së Kosovës, Valon Prestreshi ka njoftuar se do të intesifikohen hetimet për ngritjen e çmimit të vajit. Ai tha se përveç në Kosovë, edhe në Shqipëri vërehet ngritje e çmimit të vajit. Ndërsa dje gjatë një bisede me homologen nga Shqipëria, Prestreshi u shpreh se të dy institucionet do t’i […]

Reagon kryetari i Autoritetit të Konkurrencës për ngritjen e çmimit të vajit në Kosovë Foto: Ilustrim

Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës së Kosovës, Valon Prestreshi ka njoftuar se do të intesifikohen hetimet për ngritjen e çmimit të vajit.

Ai tha se përveç në Kosovë, edhe në Shqipëri vërehet ngritje e çmimit të vajit.

Ndërsa dje gjatë një bisede me homologen nga Shqipëria, Prestreshi u shpreh se të dy institucionet do t’i intesifikojnë hetimet dhe monitorimet e kësaj dukurie.

Postimi i plotë i Prestreshit:

Të nderuar miq, 

Dje kam komunikuar me homologen time të mëmëdheut me temën “ngritja e çmimit të vajit” në Kosovë dhe Shqipëri, në shifra shqetësuese. 

Vërehet një ngritje e çmimit të vajit edhe në Shqipëri. Si dy institucione si motra edhe me tutje do t’i intesifikojmë hetimet dhe monitorimet e kësaj dukurie për të arritur me një konkluzion të fort dhe të qendrueshem.