Reagon Kryeministri Haradinaj, pasi u tha se s’ka viza

I ashpër dhe shumë kritik për Qeverinë e Kosovës dhe shtegun nëpër të cilin po ecën Kosova drejt integrimeve evropiane është seksioni i Konkluzave të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian për vendin, që pothuajse në asnjë pikë nuk pajtohet me praktikat qeverisëse.

Kryeministri Haradinaj pasi u raportua se nuk ka plane për liberalizimin e vizave edhe në këtë vit, ai reagoi menjëherë duke thënë se Këshilli e njeh rëndësinë e e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook shkroi se: Këshilli e njeh rëndësinë e e liberalizimit të vizave për Kosovën. Komisioni ka bërë një propozim zyrtar në muajin Maj 2016 që të transferojë Kosovën në listën e shteteve që mund të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen, ashtu siç është prezentuar në raportin e Korrikut 2018 rreth përmbushjes së kritereve të mbetura”.

Po ashtu Haradinaj më tutje shkroi se: “Në Mars 2019, Parlamenti Europian përkrahu propozimin e Komisionit Europian në lexim të parë. Vendimi për këtë propozim është duke u konsideruar nga Këshilli.”, përkthim i saktë i Konkluzionit preliminar (pika54), të Këshillit të Bashkimit Europian!”.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.