Të gjitha subjektet politike. sot kanë reaguar me qëllim të mirë, duke e vlerësuar vendimin për mbylljen e kazinove, ku ndër ta reagoi edhe Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ku tha se ky vendim është i qëlluar dhe se në vend të tyre të hapen vende të reja pune si në prodhim tregti, shërbime etj.

Isa Mustafa tha se përgëzoj Grupin Parlamentar të LDK-së dhe grupet tjera parlamentare për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit për ndalimin e lojërave të fatit. 

Sipas tij për vendimin që është marrur sot nga Kuvendi i Kosovës për mbylljen e kazinove dhe lojërave të fatit, janë meritorë të gjithë deputetët që përkrahën Rezolutën.

Në këtë frymë, në vend të lojërave të fatit, të zhvillojmë një iniciativë të përbashkët për hapje të vendeve të reja të punës në prodhim, tregti, shërbime. Një program ekonomik që gjeneron punësim. Fati ynë buron në punën tonë”, ka shkruar kreu i LDK-së.

Kujtojmë se Kuvendi i Republikës së Kosovës në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur sot të thirrur nga 49 deputetë përmes një rezolute të votuar nga 74 deputetë ka vendosur për pezullimin e menjëhershëm të të gjitha lojërave të fatit që operojnë në Kosovë.