Reagon i ftuari i Speciales, Bashkim Ndrecaj: Disa të ftuar morën 70 mijë euro nga Qeveria

03.11.2019

I ftuari i Gjykatës Speciale nga Komuna e Suharekës, Bashkim Ndrecaj ka reaguar se si disa të ftuar të tjerë kanë marrë 70 mijë euro nga Qeveria e Kosovës. “Sami Lushtaku, Sylejman Selimi, Lahi Ibrahimaj dhe Mahir Hasani, marrin plot 70 mijë euro nga Qeveria e Kosovës për tu mbrojtur nga Prokuroria Speciale e Kosovës. […]

Reagon i ftuari i Speciales, Bashkim Ndrecaj: Disa të ftuar morën 70 mijë euro nga Qeveria Foto: Ilustrim

I ftuari i Gjykatës Speciale nga Komuna e Suharekës, Bashkim Ndrecaj ka reaguar se si disa të ftuar të tjerë kanë marrë 70 mijë euro nga Qeveria e Kosovës.

“Sami Lushtaku, Sylejman Selimi, Lahi Ibrahimaj dhe Mahir Hasani, marrin plot 70 mijë euro nga Qeveria e Kosovës për tu mbrojtur nga Prokuroria Speciale e Kosovës. A na të tjerët që ishim atje për kënd luftuam?Të tjerët qe jan nepër burgje për kan luftuan? UÇK e Kosova eshte veq e këtyre?!! Që terë pas luftes e vjedhen dhe e shkaterruan shtetin e Kosovës? Marrja ju mbuloft juve qe ndatë keto mjete për këta milioner të pasluftës, të pasuruar në kurriz të popullit.Sme mbetet sen tjetër me than veq zot bekoje Kosoven” thuhet në reagimin e Ndrecajt.

Kujtojmë se Ndrecaj ishte ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) tash asambleist në Komunën e Suharekës i cili më datën 13 mars të këtij viti kishte pranuar ftesë nga Gjykata Speciale.

Në maj të këtij viti Ndrecaj ishte intervistuar në cilësinë e të dyshuarit dhe ishte mbrojtur në heshtje.