Reagon Enver Hoxhaj pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

22.12.2020

Ushtruesi i detyres së kreut të Partisë Demokratike në Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Hoxhaj në mëngjesin e sotëm ka reaguar përmes një fotografie të publikuar në faqen e tij zyrtare në facebook, e cila është bërë gjatë fushatës së PDK-së në kohën e zgjedhjeve, shkruan SuharekaOnline. Pranë fotografisë Hoxhaj […]

Reagon Enver Hoxhaj pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese Foto: Ilustrim

Ushtruesi i detyres së kreut të Partisë Demokratike në Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Hoxhaj në mëngjesin e sotëm ka reaguar përmes një fotografie të publikuar në faqen e tij zyrtare në facebook, e cila është bërë gjatë fushatës së PDK-së në kohën e zgjedhjeve, shkruan SuharekaOnline.

Pranë fotografisë Hoxhaj ka shkruar “Mirëmengjesi”.

Rikujtojmë se mbrëmë Gjykata Kushtetuese ka vendosur pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, me çka edhe zyrtarisht vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme.