Reagon Burim Ramadani, kështu avullohen votat

12.10.2019

Kandidati për deputetë nga radhët e koalicionit AAK-PSD, ka reaguar për një keqpërdorim që është bërë nga ana e një komisionere. Ja një rast qysh avullohen votat! Qendra e Votimit 2401A, Dhoma nr. 2 • Në Fletën Llogaritëse janë 58 vota • Në Formularin Zyrtar janë 0 vota. Pra, 58 qytetarë në Suharekë kanë votuar, […]

Reagon Burim Ramadani, kështu avullohen votat Foto: Ilustrim

Kandidati për deputetë nga radhët e koalicionit AAK-PSD, ka reaguar për një keqpërdorim që është bërë nga ana e një komisionere.

Ja një rast qysh avullohen votat!

Qendra e Votimit 2401A, Dhoma nr. 2
• Në Fletën Llogaritëse janë 58 vota
• Në Formularin Zyrtar janë 0 vota.

Pra, 58 qytetarë në Suharekë kanë votuar, por Komisionerja Sh.K ka vendosur që t’i avullojë ato vota.

Sigurisht, duhet të ketë rinumërim.
Sigurisht, dikush duhet të shkojë në Gjykatë e të merr dënim.

Bëhet fjalë për qendrën e votimit në Gjimnazin “Jeta e Re”.