Reagon Albena Reshitaj, deklarata ime u shtrembërua qëllimisht
Deputetja e Kuvendit të Kosovës Albena Reshitaj, ka reaguar pasi që në opinion është thënë se ajo ka gjetur fatmirësi në një fatkeqësi në kurriz të profesionistëve shëndetësorë. Madje edhe oda e mjekëve i ka reagur sot deputetes Reshitaj duke ia përkujtuar se janë po këta mjekë e profesionistë të tjerë shëndetësor që janë ballafaquar […]
Deputetja e Kuvendit të Kosovës Albena Reshitaj, ka reaguar pasi që në opinion është thënë se ajo ka gjetur fatmirësi në një fatkeqësi në kurriz të profesionistëve shëndetësorë.
Madje edhe oda e mjekëve i ka reagur sot deputetes Reshitaj duke ia përkujtuar se janë po këta mjekë e profesionistë të tjerë shëndetësor që janë ballafaquar në mënyrë të shkëlqyeshme me pasojat e ngjarjeve të marsit 2004, të helmimit të mbi 40 ushtarëve të UCCPMB, tërmeti i Gjilanit, eksplodimi në Ferizaj, së fundmi me pandeminë COVID-19 në kushte minimale të punës, ballafaqimin me rastin e helmimit masiv në Komunën e Deçanit dhe shumë raste të tjera në të kaluarën, në të cilat jo vetëm se është treguar profesionalizmi i profesionistëve shëndetësor, por mbi të gjitha vullneti dhe forca humane e mbivërtetuar deri më tani. Në gjitha këto ngjarje në pararojë qëndronte shërbimi jonë emergjent.
“Shtrembërimit të qëllimshëm të deklaratës sime publike dhënë në Komisionin Parlamentar në lidhje me konstatimin tim mbi gjendjen e Sistemit Shëndetësor në vendin tonë.
Fillimisht shpreh keqardhje për ngutinë dhe sinkronizimin në mes të disa individëve që fatkeqësisht mbajnë ende pozicione të rëndësishme institucionale, reagimeve tendencioze në lidhje me deklarimin tim mbi nevojën e një reflektimi në rritjen e kapaciteteve të Shërbimit Shëndetësor Emërgjent në vendin tonë.
Si njohëse e Sistemit Shëndetësor, por edhe si përfaqësuese e popullit, tash e disa vite me radhë kam ngritur zërin që vendi ka nevojë për avancimin e Sistemit Shëndetësor dhe atë në ndërtimin e tri shtyllave të këtij Sistemi.
Ne të gjithë e dijmë se në shtetin tonë qytetarët tanë nuk janë të mbuluar me Sigurime Shëndetësore, nuk e kemi te funksionalizuar Sistemin Informativ Shëndetësor (SISH) dhe kemi mungesë ndërvite të përkrahjes politike për rritjen e kapaciteteve të nevojëshme të Shërbimit Emergjent Shëndetësor.
Edhe pse me këtë gjendje të përgjithshme të rënduar të Sistemit Shëndetësor profesionistët tanë kanë dhënë maksimumin në betejen me Covid 19.
Puna me perkushtim dhe profesionializmi i personelit mjekësorë ka folur më së miri gjatë tërë kohës që kur vendi u përfshi nga pandemia Covid 19. Gjithashtu unë kam qenë zëri i tyre sa herë që kishte nevojë brenda Kuvendit si edhe gjatë përiudhës më të vështirë të menaxhimit të pandemisë, ashtu siç do vazhdoj edhe më tej të jem dhe të luftoj për të drejtat dhe ngritjen e dinjitetit të përsonelit shëndetësor duke ndihmuar në ngritjen e kapaciteteve për punë më të mirë e efikase në shërbim të mbrojtjes së shëndetit qytetarë.
Ndaj mirenjohje pa fundësisht për të gjithë profesionistët shëndetësorë dhe keqardhje për të gjithë grupet e interesit qëllimkeq që tentojnë të pengojnë punën dhe kontributin tim në këtë drejtim.
Të ndodhur me sfiden e shkaktuar nga pandemia dhe tragjedia e ndodhur ditë më parë në Kroaci ka bërë që unë sërish të ngris zërin që duhet të investojmë urgjentisht në ngritjen e kapaciteteve dhe nivelin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore specifikisht në ato emergjente.
Tragjedia e ndodhur në Kroaci krahas dhimbjes dhe pikëllimit për humbje jetësh te qytetarëve tanë dhe traumave të të lënduarve do duhet të na vetëdijësoi si shoqeri dhe si institucione në vecanti për forcimin e sistemit shëndëtësor, por jo vetëm në situata të jashtzakonëshme kur ballafaqohemi me pasoja të rënda.
Edhe në takimin e fundit të komisionit parlamentar unë kam theksuar që njeë aksident i tillë ne vendin tonë do te sillte pasoja akoma më të mëdha si rezultat i mosfunksionimit të sistemit te mirëfilltë shëndëtesor vecmas të dy shtyllave, atij të shërbimit të specializuar emergjent dhe SISH-it.
Për të rregulluar gjërat me kohë është mirë të kemi guxim të pranojmë të vërtetën e realitetin. Fshehja e dështimeve politike në avancimin e shërbimeve shëndetësore na ka sjell në këtë situatë edhe 20 vjet pas lufte me nje sistem të brishtë shendetesor.
Për të dokumentuar atë që kam thënë unë në komision parlamentar dje më së miri e vërtetojnë raportet dhe të dhënat nga Plani vjetor i punës së Klinikës Emërgjente, 29.12.2020.
“Situata aktuale në Klinikën Emergjente:
•Klinika Emergjente me kapacitet hapesinore ekzistuese nuk i plotëson as për së afërmi kushtet elementare për ofrimin e ndihmës emergjente mjekësore për shkak, duke ditur fluksin e madh të të sëmurëve, të cilët kërkojnë ndihmë emergjente mjekësore.
Sistemi shendetësor i shërbimeve emergjente nuk ka nje rrjetë të konsoliduar dhe të integruar të shërbimeve emergjente mjekësore. Në terma ekonomik, investimet në shërbimet emergjente përfaqësojnë investime që nuk gjenerojnë të ardhuara por që shpëtojnë jetë.
Shfrytëzimi i ulët i Shërbimit të Emergjencës Mjekësore. Një shkallë tejet e ulët e përdorimit të ambulancave të emergjencës, si mënyrë për transportimin e pacientëve.
Mungesa e kapaciteteve diagnostikuese për kryerjen e testeve bazë dhe atyre të shpëtimit të jetës.
Mungesa e një sistemi të mirëfilltë referimi.
Nevoja e trajnimeve profesionale fokusuar veçanërisht te mjekët e urgjencës dhe ndihmësit e tyre.
Mungesë e standardizimit (shërbimit klinik dhe përkufizimeve).
Mbajtje jo e mirë e të dhënave mbi pacientin (kartelat mjekësore dhe regjistra).
Mangesia e sherbimeve diagnostike dhe trajtuese
Mbipopullimi i shërbrimit klinik emergjen brenda vitit të kaluara ka ofruar kujdes mjekesor emergjent afer 100 mijë raste.
Mungesa e branave, materialit shpenzues, pajisjeve mjekësore, shërbimeve diagnostikës laboratorike dhe rentgenologjike në Klinikën Emergjente herբ pas here paraqesin vështërsi në diagnostifikim dhe trajtim.
Prolongimi i konsulencave specialistike •
Mungesa herë pas here e dhe defektet herë pas hershme të aparaturave radiologjike
• Mungesa e sistemit të referimit •
Mungesa e infermierëve • Mungesa e ndihmës infermierëve •
Mungesa e mjekëve spsecialist të degëve internistike, kururgjike
• Qëndrimi i gjatë i të sëmurëve në Klinikën Emergjente problemet konziliare, i sëmuri i askujt
• Problemet e shkaktuara nga Pandemian COVID19 ne mbipopullimin e SHME • Mungesa e kordinimit te aktiviteteve te bashkepunimit në mes klinikave.
• Mungesa e mbeshtetjes intstitcionale per SHME QKUK
Referimi i rasteve nga niveli parësor , dytësor , amabulancat specialistike si dhe nga Klinikat e QKUK në Klinikën emergjente edhe një ngarkesë për SHME.
• Konsulencat mjekësor specialistike dhe subspecialistike jo mirë të kordinuara dhe mos zgjidhja e rasteve ”.
Dua edhe njehere të ripotencoj kërkesen time që Qeveria dhe Institucionet e vendit duhet të ketnë vëmendjen e shtuar, të punojnë shume dhe sa më parë të vihen në shërbim të plote tri shtyllat kryesore të sistemit shëndetësor: Sigurimi shëndetësor, Shërbimi i Specializuar Emergjent ne te gjitha nivelet primar, sekondar dhe terciar duke zbatuar Ligjin per Sherbimin Mjekesor Emergjent, dhe Sistemi i Informimit Shëndetësor
Ngritja e kapaciteteve për shërbimin klinik emergjent ( hapsinore, strukturale , diagnostic , laboratorik, edukimi dhe trajnimi) do të ndikojnë në ofrimin e shërbimeve cilësore dhe me kohë duke ul sëmundshmërinë, invaliditetit dhe vdekshmërinë.
Kushdo qe i jep konatacion tjetër kësaj kërkese që është jetike për qytetarët tanë e bënë vetëm për qëllime të ulta” thuhet në reagimin e deputetes Reshitaj.