Rasti i ri me Covid-19, pacientja është nga Korisha e Prizrenit

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar edhe një rast të ri me koronavirus, duke bërë që numri i rasteve në gjithë vendin të shkojë në 126.

Përmes një njoftimi, IKSHP’ja ka bërë me dije se do të hulumtohen të gjitha kontaktet dhe do të testohen.

“ Sot pasdite përfundoi testimi i 58 pacientëve të dyshimtë nga Klinika Infektive dhe Klinika e Pulmologjisë, ku një (1) prej të cilëve rezultoi pozitive. Pacientja është nga Korisha e Prizrenit” thuhet në njoftimin e institutit.

Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e shëndetësisë dhe Instituti kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Por, nëse nuk u përmbahemi masave të rekomanduara më herët nga MSh dhe IKSHPK për qëndrim në shtëpi, respektim të masave higjienike dhe të distancimit social, atëherë rrezikojmë të kemi përhapje komunitare.

RAPORTO