Rasti i parë pozitiv me COVID-19 në personelin e KFOR-it në Kosovë

Sot është konfirmuar rasti i parë i testimit pozitiv të COVID-19 midis personelit të Forcës së Kosovës të udhëhequr nga NATO-ja (KFOR).

Përmes një komunikate për media është njoftuar se një pjesëtar i KFOR’it është prekur me Covid-19 duke mos dhënë detaje të tjera për gjendjen e të infektuarit.

KFOR-i do të vazhdojë të kryejë misionin e tij të mandatuar nga Kombet e Bashkuara për të kontribuar në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt dhe lirisë së lëvizjes për të mirën e të gjitha komuniteteve në Kosovë, ndërsa merr masa parandaluese për ndalimin e përhapjes së COVID-19, duke ndjekur drejtimet dhe udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

KFOR-i gjithashtu do të vazhdojë monitorimin dhe vlerësimin e situatës në bashkërendim të ngushtë me institucionet në Kosovë dhe bashkësinë ndërkombëtare, në mënyrë që të mundësojë sigurinë e personelit të vetë dhe të popullatës kosovare.

RAPORTO