Rasti i fundit me COVID-19 në Prizren një infermiere, pritet të testohen 18 persona kontakte të saj

Prizreni është komuna e pestë me më së shumti raste me COVID-19 në Kosovë. Mbrëmë atje është konfirmuar edhe një rast i ri me koronavirus. E infektuara është një 55-vjeçare, që punon si infermiere në Spitalin e Prizrenit.

Gjendja e të infektuarës është e mirë, derisa sot pritet të testohen 18 personat që kanë pasur kontakt me të. Detaje rreth rasteve në këtë komunë ka dhënë Drejtori për Shëndetësi, Visar Shehu.

Në një prononcim për Gazetën Express, Shehu ka treguar se dje janë testuar shtatë mostra nga Prizreni dhe se një prej tyre ka dal pozitive. Ai ka treguar se e infektuara është një 55-vjeçare, që punon si infermiere në Spitalin e Prizrenit.

Nga kjo komunë, sot do të testohen 18 persona që kanë qenë në kontakt me të infektuarën.

“Mbrëmë prej shtatë mostrave që janë testu, ka rezultuar pozitive një. E infektuara është infermiere në Spitalin e Prizrenit. Sot do të testohen 18 persona, të cilët kanë qenë në kontakt me infermieren”, ka treguar Shehu.

RAPORTO