Rastet me COVID-19 në Kosovë, 53% e të infektuarve janë meshkuj dhe 47% femra

26.12.2020

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj sot ka mbajtur konfrenecë për media në të cilën ka njoftuar rreth menaxhimit të pandemisë me COVID-19. Zemaj ka bërë të ditur se që nga muaji mars, ku janë regjistruar rastet e para me COVID-19 deri më sot në Kosovë janë regjistruar 50.135 persona të infektuar me COVID-19. Tutje ai […]

Rastet me COVID-19 në Kosovë, 53% e të infektuarve janë meshkuj dhe 47% femra Foto: Ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj sot ka mbajtur konfrenecë për media në të cilën ka njoftuar rreth menaxhimit të pandemisë me COVID-19.

Zemaj ka bërë të ditur se që nga muaji mars, ku janë regjistruar rastet e para me COVID-19 deri më sot në Kosovë janë regjistruar 50.135 persona të infektuar me COVID-19.

Tutje ai ka treguar se mosha mesatare e të infektuarve është 30-39 vjeç.

Gjithashtu është bërë e ditur se 53% e të infektuarve janë meshkuj dhe 47% janë femra.

Kujtojmë se në Komunën e Suharekës që nga marsi deri më sot janë regjistruar mbi 700 raste pozitive me COVID-19, prej të cilave mbi 500 janë shëruar dhe rreth 45 kanë vdekur.