Herolind Bytyçi
16.05.2019, 9:36

Rastet e vjedhjeve, reagon kryetari Bali Muharremaj

Rastet e vjedhjeve në Komunën e Suharekës kanë shënuar rritje të dukshme, kështu shumë familje kanë rënë pre duke qenë cak i vjedhjeve.

E sot ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj. Në reagimin e tij Muharremaj ka shkruar se kohën e fundit ka marrë shumë mesazhe nga qytetarët, të cilët janë të shqetësuar për vjedhjet e thyerjet që po ndodhin nëpër shtëpi.

Ky fenomen po ndodhë në shumë fshatra, që si duket ka treguar edhe pasiguri tek ata. Si Kryetar i Komunës së Suharekës, kam zhvilluar disa here takime me policinë dhe u kam ofruar bashkëpunim për aq sa më lejon ligji, përkundër dëshirës që të bëjë më tepër.

Kërkoj nga sektorët e sigurisë në Prishtinë dhe Suharekë, që të bëhet shumë më tepër në parandalimin e kësaj dukurie, përkundër asaj që e vlerësoj punën e deritanishme. Poashtu kërkoj që të vazhdoj bashkëpunimi mes qytetarëve dhe policisë, ngase kështu e realizojmë një ambient të qetë dhe të sigurtë për të gjithë.