Rastet e vjedhjeve, Muharremaj ofron logjistikën e Komunës për Policinë

22.05.2019

Në seancën e jashtëzakonshme të asamblesë komunale në Suharekë ku u diskutua lidhur me rastet e shpeshta të vjedhjeve që kanë shqetësuar qytetarët e komunës tonë, në fjalën e tij kryetari i Komunës së Suharekës është shprehur i indinjuar me këtë dukuri. “Megjithëse në sektorin e sigurisë ne nuk kemi kompetenca, në takimet me policinë […]

Rastet e vjedhjeve, Muharremaj ofron logjistikën e Komunës për Policinë Foto: Ilustrim

Në seancën e jashtëzakonshme të asamblesë komunale në Suharekë ku u diskutua lidhur me rastet e shpeshta të vjedhjeve që kanë shqetësuar qytetarët e komunës tonë, në fjalën e tij kryetari i Komunës së Suharekës është shprehur i indinjuar me këtë dukuri.

“Megjithëse në sektorin e sigurisë ne nuk kemi kompetenca, në takimet me policinë kam ofruar logjistikën që në raste të veçanta tu ndihmojmë megjithëse unë besoj se Policia tashmë i ka shtuar kapacitetet dhe do të veprojnë” ka shtuar Bali Muharremaj.

Kujtojmë se seanca është përmbyllur me deklaratë të përbashkët të grupeve parlamentare ku kërkohet:

  1. Ne kërkojmë shtimin e numrit të policisë gjatë orarit të natës
  2. Kërkojmë urgjent shtimin e zyrtarëve policor së bashku me kapacitetet logjistike me qëllim që të shtohet shpejtësia e patrullimit policor nëpër fshatrat e komunës tonë
  3. Ndalja dhe kontrollimi i personave të dyshuar gjatë orëve të vona të natës kryesisht në udhëkryqet e fshatrave dhe qytetit
  4. Mundësia e vendosjes së kamerave në hyrje dhe dalje të fshatrave
  5. Patrollimi i policisë gjatë gjithë kohës në stacionin e autobusëve