Rastet e vjedhjeve, kërkohet vendosje e kamerave në fshatra

22.05.2019

Në një pauzë prej 5 minutave e që zgjati më shumë shefat e grupeve parlamentare janë mbledhur për të dakorduar qëndrimet e tyre për një deklaratë të përbashkët. Jeton Rrakaqi shef i grupit parlamentar i PDK-së ka lexuar deklaratën me pikat në vijim: Ne kërkojmë shtimin e numrit të policisë gjatë orarit të natës Kërkojmë […]

Rastet e vjedhjeve, kërkohet vendosje e kamerave në fshatra Foto: Ilustrim

Në një pauzë prej 5 minutave e që zgjati më shumë shefat e grupeve parlamentare janë mbledhur për të dakorduar qëndrimet e tyre për një deklaratë të përbashkët.

Jeton Rrakaqi shef i grupit parlamentar i PDK-së ka lexuar deklaratën me pikat në vijim:

  1. Ne kërkojmë shtimin e numrit të policisë gjatë orarit të natës
  2. Kërkojmë urgjent shtimin e zyrtarëve policor së bashku me kapacitetet logjistike me qëllim që të shtohet shpejtësia e patrullimit policor nëpër fshatrat e komunës tonë
  3. Ndalja dhe kontrollimi i personave të dyshuar gjatë orëve të vona të natës kryesisht në udhëkryqet e fshatrave dhe qytetit
  4. Mundësia e vendosjes së kamerave në hyrje dhe dalje të fshatrave
  5. Patrollimi i policisë gjatë gjithë kohës në stacionin e autobusëve