Rastet e reja me COVID-19 në Prizren, janë nga kontaktet e javëve të kaluara

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thënë se pesë rastet e reja me virusin COVID -19,në fshatin Skorobisht kanë ardhur nga kontaktet e javëve të kaluara.

“Dje nga 17 teste 5 kanë dalë pozitive me COVID-19, në total 34 raste në Prizren”.

“Në nivel Kosove 37 raste të reja, 598 raste, 15 vdekje. Rastet e reja janë nga kontaktet e javëve të kaluara, pra ne mund të mendojmë që jemi mirë dhe të infektojmë familjarë e miq që I takojmë. Prandaj, respektoni masat, mbani distancën dhe masat mbrojtëse”, shkruan Haskuka, në Facebook.

RAPORTO