Rastet e para me variantin Omicron në Kosovë, a do të ketë masa shtrënguese

27.12.2021

Përmes një komunikate, MSH-ja ka njoftuar edhe për vendet nga janë importuar rastet e para pozitive me këtë variant. Në njoftimin për rastet e para me Omicron, MSh-ja bëri thirrje për respektim të masave në fuqi. Sipas njoftimit, dy raste janë të importuara nga SHBA-ja, dy nga Londra, një rast nga Franca. Ndërsa, katër raste […]

Rastet e para me variantin Omicron në Kosovë, a do të ketë masa shtrënguese Foto: Ilustrim

Përmes një komunikate, MSH-ja ka njoftuar edhe për vendet nga janë importuar rastet e para pozitive me këtë variant.

Në njoftimin për rastet e para me Omicron, MSh-ja bëri thirrje për respektim të masave në fuqi.

Sipas njoftimit, dy raste janë të importuara nga SHBA-ja, dy nga Londra, një rast nga Franca.

Ndërsa, katër raste që janë detektuar në Mitrovicë mohojnë historinë e udhëtimit dhe se kanë pasur kontakte me dikë nga jashtë.

Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat anti-COVID që janë në fuqi, dhe të vaksinohet dhe t’i inkurajojnë të tjerët për vaksinim.

Edhe pas konfirmimit të rasteve të para me variantin Omicron të COVID-19, ende nuk dihet nëse do të merren masa më strikte për luftimin, kontrollin dhe parandalimin e këtij virusi.

Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, gjatë javës së kaluar kishte deklaruar se masat kundër COVID-19 do të vendosen në bazë të situatës epidemiologjike në vend.

Po ashtu, ai ka paralajmëruar masa shtrënguese nëse do të ketë nevojë.

Ndryshe, IKSHPK deklaroi se varianti Omicron parashikohet ta rëndojë situatën epidemiologjike, pasi ka përhapje më të shpejtë se varianti Delta Plus i COVID-19.

“Pas paraqitjes së variantit Omicron (B.1.1.529) në botë, Evropë, rajon e tashmë edhe në Kosovë, parashikohet që të rëndojë situatën epidemiologjike. Ky variant, në bazë të të dhënave të deritanishme nga bota, ka një përhapje edhe më të shpejtë se varianti Delta Plus”, thuhet në njoftim.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u bëjnë thirrje qytetarëve që ti zbatojnë me përpikmëri masat në fuqi dhe që të vaksinohen dhe t’i inkurajojnë tjerët për vaksinim. Kosova disponon me vaksina të miratuara për përdorim nga trupat më relevant botërorë. Vaksinimi mund të bëhet kurdo, pa termin, pavarësisht vendbanimit e shtetësisë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së