Rastet e importuara me COVID-19 në Gjermani, prin Kosova me 1096 të tilla

13.08.2020

Qeveritë në të gjithë Evropën po përpiqen ta kthejnë nën kontroll situatën e pandemisë me COVID-19. Kështu në Gjermani sipas Institutit Robert Koch, ekzistojnë 1.445 infeksione të reja me SARS-CoV-2 këtë të enjte. RKI thekson se më shumë se 30 përqind e atyre që testuan pozitive janë infektuar jashtë vendit – shumica e tyre në […]

Rastet e importuara me COVID-19 në Gjermani, prin Kosova me 1096 të tilla Foto: Ilustrim

Qeveritë në të gjithë Evropën po përpiqen ta kthejnë nën kontroll situatën e pandemisë me COVID-19.

Kështu në Gjermani sipas Institutit Robert Koch, ekzistojnë 1.445 infeksione të reja me SARS-CoV-2 këtë të enjte.

RKI thekson se më shumë se 30 përqind e atyre që testuan pozitive janë infektuar jashtë vendit – shumica e tyre në Kosovë.

Në Gjermani, ku deri më tani janë më shumë se 12,000 raste të infeksionit janë konfirmuar, tregojnë se më shumë kanë probleme me rastet e importuara, transmeton SuharekaOnline.

Instituti Robert Koch përdor gjithashtu analiza për të përcaktuar se prej nga kanë ardhur rastet e infektuara. Në krye të listës është Kosova me 1096 raste të importuara, e pasuar nga Turqia me 501 raste, Kroacia dhe Serbia.

Një rasti i një qytetari nga Kosova i cili udhëtoi të dielën për në Aeroportin e Frankfurtit, pasiqë vizitoi familjen e tij në Kosovë.

Në aeroplan, qytetarit nga Kosova që jeton në Suhl dhe pasagjerëve të tjerë u dhanë vetëm informacionin që duhej të testoheshin nëse po udhëtonin nga një vend me rrezik.

“Unë nuk pashë asnjë pikë për testim në aeroport. Askush nuk na tha se ku mund të testoheshim ose se duhej të testoheshim sepse ishim nga një zonë rreziku” tha kosovari.

Sipas rregullores së Ministrisë së Shëndetësisë, të kthyerit nuk janë të detyruar të testohen direkt në aeroport. E tëra çfarë duhet të bëjnë është që të ju merren mostra brenda 72 orëve nga koha e kthimit.

Ai vizitoi mjekun e tij të familjes të hënën e kaluar për t’u siguruar. Në atë kohë ai nuk kishte simptoma, por ai nuk dëshironte të rrezikonte askënd përreth tij, shpjegon kosovari. “Doktori im i familjes e bëri testin dhe pastaj më këshilloi që të mos kem asnjë kontakt me askënd derisa të arrinte rezultati.”

Të martën ai mori thirrjen nga departamenti i shëndetësisë: Ju keni rezultuar pozitiv. Familja e tij në Kosovë gjithashtu ishte testuar: “Por rezultatet e familjes së tij ishin të gjitha negative”, tregon ai.