Raporti i IKSHPK-së për rastet e reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

11.06.2022

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.240. Në total numri i rasteve aktive është 46. Në 24 orët e fundit janë dhënë 70 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet […]

Raporti i IKSHPK-së për rastet e reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.240.

Në total numri i rasteve aktive është 46.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 70 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.819 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.408 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.957 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.