Raporti i IKSHPK-së për gjendjen me COVID-19 në Kosovë

15.05.2022

Në 24 orët e fundit janë dhënë 31 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.810 doza të vaksinës. Deri më sot 822.581 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 102.338 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër […]

Raporti i IKSHPK-së për gjendjen me COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Në 24 orët e fundit janë dhënë 31 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.810 doza të vaksinës.

Deri më sot 822.581 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.338 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 593 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 27 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.767.

Në total numri i rasteve aktive është 328.