Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes nga ky virus.
Sot janë shëruar 281 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 154.881
Në total numri i rasteve aktive është 2.330.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 14.149 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.357.810 doza të vaksinës. Deri më sot 551.601 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.