Raporti i fundit i IKSHPK’së për gjendjen me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 1,427 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

11.11.2021 / Lajme

Raporti i fundit i IKSHPK’së për gjendjen me COVID-19 në Kosovë
Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga ky virus.

Sot janë shëruar 21 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.504.


Në total numri i rasteve aktive është 429.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.264 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.589.739 doza të vaksinës.

Deri më sot 746.232 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Parandalimi është shërim! Tumor markerët dhe roli i tyre në diagnostifikimin e kancerit

Tumor markerët janë substanca që lëshohen nga qelizat kancerogjene ose prodhohen nga trupi në reagim ndaj një tumori malinj ose...

Lexo më shumë
KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *