Raporti i fundit i IKSHPK-së për situatën me COVID-19 në Kosovë

21.05.2022

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 29 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.947. Në total numri i rasteve aktive është 213. Në 24 orët e fundit janë dhënë 113 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet […]

Raporti i fundit i IKSHPK-së për situatën me COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 29 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.947.

Në total numri i rasteve aktive është 213.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 113 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.431 doza të vaksinës.

Deri më sot 822.829 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.545 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.