Raporti i fundit i IKSHPK-së për rastet e reja me COVID-19 në Kosovë

28.04.2022

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 723 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.470. Në […]

Raporti i fundit i IKSHPK-së për rastet e reja me COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 723 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.470.

Në total numri i rasteve aktive është 415.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 126 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.825.885 doza të vaksinës.

Deri më sot 821.946 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 101.385 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.