Raporti i fundit i IKSHPK-së për rastet e reja me COVID-19 në Kosovë

22.09.2022

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se nga 189 testime 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga ky virus. Sot janë shëruar 19 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve […]

Raporti i fundit i IKSHPK-së për rastet e reja me COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se nga 189 testime 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga ky virus.

Sot janë shëruar 19 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 268,771.

Në total numri i rasteve aktive është 55.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 16 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.040 doza të vaksinës.

Deri më sot 824.657 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 105.128 doza të treta dhe 1,779 doza të katërta të vaksinës anti-COVID.