Raporti i Bankës Botërore për pagesat digjitale: Shqipëria më e prapambetura në rajon

10.11.2023

Raporti i fundit i Bankës Botërore ka evidentuar se në Shqipëri nuk janë shumë të përhapura qasjet në pagesa digjitale, sidomos në tregtinë me pakicë. Sipas raportit Shqipëria ka përqindjen më të ulët të popullsisë mbi 15 vjeç që përdor pagesa digjitale. Në vitin 2021, sipas raportit vetëm 35% e popullsisë mbi 15 vjeç në […]

Raporti i Bankës Botërore për pagesat digjitale: Shqipëria më e prapambetura në rajon Foto: Ilustrim

Raporti i fundit i Bankës Botërore ka evidentuar se në Shqipëri nuk janë shumë të përhapura qasjet në pagesa digjitale, sidomos në tregtinë me pakicë.

Sipas raportit Shqipëria ka përqindjen më të ulët të popullsisë mbi 15 vjeç që përdor pagesa digjitale. Në vitin 2021, sipas raportit vetëm 35% e popullsisë mbi 15 vjeç në Shqipëri mori ose kreu një pagesë digjitale në krahasim me 29% në vitin 2017.

Ndërkaq, sipas Bankës Botërore vendet e tjera të rajonit kanë bërë hapa më të shpejtë në këtë drejtim, madje edhe Kosova renditet shumë më mirë. Në vitin 2021, gati 48% e popullsisë mbi 15 vjeç në Kosovë ishte përdorues i pagesave digjitale, ne Bosnjë, 67% e popullsisë, në Maqedoninë e Veriut, 74%, dhe në Serbi 87%.